Kategoria e pare

# Skuadra ND PIKE
1 VLL 3 9
2 DI 3 6
3 IL 2 3
4 ER 2 3
4 KO 2 3
4 VE 2 3
7 BE 2 3
7 SH 2 3
9 VO 2 0
10 BU 2 0

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot6303
mod_vvisit_counterDje10690
mod_vvisit_counterKete jave16993
mod_vvisit_counterTe gjitha8441374

Malota i lumtur: Realizova një ëndërr, të vesh fanellën e Vllaznisë

Shtyp pdf

Pas firmës së hedhur mbrëmjen e së mërkurës në kontratë, blerja më e re e Vllaznisë- Renato Malota, ka nxituar të udhëtojë drejt Ulqinit për t'iu bashkuar skuadrës në stërvitje. Përpara nisjes ai ka dhënë edhe një intervistë të shkurtër për faqen zyrtare të klubit.
-Malota, si e pritët ofertën e drejtusve të Vllaznisë për t'u veshur kuqeblu?
-Oferten e Vllaznisë e prita shumë mirë sepse për mua ka qenë ëndërr që të vesh këtë fanellë sepse vllaznia është një nga ekipet më të mëdha në Shqipëri dhe gjithashu duke parë që ka një nga tifozëritë më të zjarrta në vend. -A do ta kesh të vështirë të përshtatesh me pjesën tjetër të skuadrës dhe sidomos me lojtarët e tjerë të mbrojtjes?
-Si gjithmonë fillimi është i vështirë por do mundohemi të përshtatemi me njëri- tjetrin sa më shpejt dhe të bëjmë të pamundurën që ekipi të krijojë atë stabilitetin në mbrojtje që i ka munguar kësaj skuadre, do thoja unë.
-Cili është mendimi juaj për gjendjen e Vllaznisë?
-Për mendimin tim, Vllaznia ka kaluar një periudhë të vështirë këto kohë por mendoj me afrimet që po bëhen, shumë shpejt Vllaznia do shkojë aty ku i takon të jetë.
-Premtimi juaj për tifozët shkodranë?
-Nuk dua të bëj premtime për momentin pasi çdo gjë është fusha ajo çka e tregon. Por unë dua t'i siguroj të gjithë që do bëj maksimumin dhe do jap më të mirën time, gjithmonë në mënyrë që vllaznia të rikthehet aty ku i takon.

© vllaznia.al



Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al